Më shumë se 60 aktivistë anti-qeveritarë në Maqedoni po përgatisin një padi kundër mediumit Netpres, duke e akuzuar atë për shkelje të privatësisë së tyre, pas zbulimit të të ardhurave të tyre nga OJQ-të.
Të dhënat e publikuara nga Netpres i referohen të ardhurave të mbi 60 personave, të cilat ata i kanë fituar me anë të angazhimit të tyre në OJQ të njohura, njofton reporter.al.
Investigimi i portalit të lajmeve, i titulluar “Çështja mercenare të revolucionit” – një koment ironik për pseudonimin e protestave që janë quajtur “revolucioni shumëngjyrësh”, – është ribotuar nga mediet kryesore të afërta me qeverinë.
Portali nuk bëri të ditur burimin e informacionit të tij dhe nuk tha pse konsiderohen të ardhurat e aktivistëve me interes publik, apo të sqaronte se si paratë që dyshohet se marrë në vitin 2014 lidheshin me protestat që vazhdojnë ende.
Sipas ligjit, çdo individ në Maqedoni detyrohet të bëjë një formë vetëdeklarimi të të ardhurave të veta vjetore. /Insajderi.com