Vendimi i marrë nga UEFA në rastin e ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, në Ligën e Kombeve, ka dy motive të veçanta dhe kjo mund të konsiderohet vërtet e rrallë, ka shkruar mediumi rumun “Prosport.ro”.
“Vendimi i UEFA-s në rastin e skandalit të Ligës së Kombeve Rumani-Kosovë ka dy motive të ndara, dhe ky është me të vërtetë i rrallë.
Pas incidenteve të ndodhura në Arenën Kombëtare të Bukureshtit, UEFA vendosi që skuadra e Mircea Lucescu të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 por edhe zgjodhi një gjobë prej gati 130 mijë eurosh dhe një pezullim me një ndeshje pa shikues.
Kujtojmë se futbollistët e Kosovës janë larguar nga fusha në minutat e shtesës dhe kanë refuzuar të luajnë më.
Ata nuk dolën edhe pse pritën rreth 70 minuta.
Kështu, duket se UEFA do të japë dy arsye për vendimet e marra për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Bëhet fjalë për një motivim në të cilin do të shpjegojë pse fituan me rezultat 3:0 “trikolorët” dhe për një motiv të dytë, për gjoba të rrepta dhe pezullimin e fushës.
UEFA nuk ka dhënë ende arsyet e vendimeve, edhe pse u bë një javë nga mbledhja e Komisionit Disiplinor.
Edhe pse nuk është dhënë asnjë arsyetim për vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor, duket se Federata Rumune e Futbollit ka marrë një njoftim nga Nyoni, i cili sjell sqarime.
Kështu, në këtë saktësohet se për këtë rast nuk do të jepet një motiv, por dy, shkruajnë gazetarët e “golazo.ro”.
Kjo tregon se UEFA bën dallimin në mes të vendimit të Kosovës për t’u larguar nga fusha dhe arsyet pse FRF u gjobit dhe u pezullua fusha për një ndeshje. Këto sqarime shihen si arsye pse Federata e Kosovës nuk do të mund të fitojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë”, – shkruan media rumune.
“Meqë rumunët morën gjoba të mëdha, do të thotë se ata shkelën një kod sjelljeje në stadium, kështu që tërheqja jonë nga fusha dhe refuzimi për të luajtur janë të justifikuara”, – ishte thënë nga FFK.