Mediumi serb: Radoiçiqit mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi serb: Radoiçiqit mbyllet përfundimisht restoranti “Grej” në veri

    Insajderi
    22 April 2025 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, u tërhoq nga të gjitha kompanitë dhe ia la ato Zvonko Veselinoviqit. Ai i dha fund edhe biznesit të tij në Kosovë.

    Siç raporton mediumi ‘Nova’, tashmë është mbyllur zyrtarisht restoranti“Grej”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij Ema Radoiçiq në pjesën veriore të Mitrovicës, përcjell Insajderi.

    Restoranti “Grey” kap vlerën e rreth 400 mijë eurove. Sipas mediumit serb, ai është fshirë nga regjistri i bizneseve në Serbi dhe është shpallur i mbyllur.

    Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinvoqiit dhe vëllait të tij, Zharkos.

    Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje të Serbisë, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 2,65 milionë euro. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark