Mediumi serb: Veselinoviqin s'e ndalin as sanksionet e SHBA'së, shteti i Serbisë ia jep dy tenderë për 10 ditë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi serb: Veselinoviqin s’e ndalin as sanksionet e SHBA’së, shteti i Serbisë ia jep dy tenderë për 10 ditë

    Insajderi
    06 August 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Novi Pazar-put”, e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers serb, Zvonko Veselinoviq, edhe një herë po merr biznes nga shteti, që nga fillimi i vitit ka lidhur kontrata në vlerë prej gati gjysmë milioni eurosh.

    Siç raporton mediumi i pavarur serb Nova, kompania “Novi Pazar-put” merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, por nuk është e njohur për opinionin e gjerë për shkak të projekteve që ka bërë, por për shkak të pronarit të saj. Përkatësisht, është firmë simotër e “Inkop”, kompani e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers Zvonko Veselinoviq, e cila ka 60 për qind të aksioneve, ndërsa 40 për qind të mbetur e mban vëllai i tij Zharko, përcjell Insajderi.

    Zvonko Veselinoviq ka qenë i lidhur me vepra të ndryshme kriminale – nga trafikimi i drogës, përfshirja në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit, dhe gjithashtu është nën sanksionet e Ministrisë së Financave të SHBA-së. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të bëjë biznes me shtetin e Serbisë.

    “Novi Pazar-put” që nga fillimi i vitit ka marrë nga shteti serb para në vlerë prej gati gjysmë milioni euro, më saktësisht 439.700 euro.

    Vetëm dhjetë ditë më parë, më 24 korrik, “Novi Pazar-put” mori kontratë nga Administrata Komunale e Komunës së Tutinit në Serbi. Kësaj radhe, vëllezërit Veselinoviq ishin të vetmit të interesuar për punën e rregullimit të rrugëve të qytetit dhe rrugëve lokale, kështu që u shpërblye me kontratë në vlerë prej 3.5 milionë dinarë (30.000 euro) me TVSH.

    Dy kontratat nga fillimi i vitit “Novi Pazar-put” i ka marrë nga “Rrugët” e PUK-së. Të dyja i ka marrë më 27 shkurt në procedurë të negociuar dhe kontratat janë “të mëdha”: përafërsisht 246 mijë euro. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark