Mediumi zviceran: Mbrojtësi i Hoffenheimit lë Zvicrën për Kosovën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mediumi zviceran: Mbrojtësi i Hoffenheimit lë Zvicrën për Kosovën

    Insajderi
    29 September 2025 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albian Hajdari pritet t’i bashkëngjitet Kombëtares së Kosovës në futboll, duke hequr dorë nga Kombëtarja e Zvicrës. Hajdari është me pozitë mbrojtës dhe luan tek Hoffenheim.

    Kështu po raporton mediumi Blick, ku thotë se për Hajdarin ka shpresa që mund të jetë titullar tek Kosova në ndeshjen kundër Sllovenisë dhe atë të kthimit kundër Suedisë, përcjell Insajderi.

     “Nuk jam i shqetësuar. Murat Yakin ka bërë shumë dhe ne do ta planifikojmë të ardhmen tonë me të menjëherë pas kësaj lëvizjeje”, tha drejtori i ekipit të kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami në shtator, duke iu referuar largimit të mundshëm të Hajdarit.

    Pas tre paraqitjeve në Bundesligë, përfshirë 90 minutat në humbjen 4-1 ndaj Bayern Munich, 22-vjeçari dëshiron të luajë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës javën e ardhshme.

    Hajdari ishte present tek Zvicra në nëntor për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës, ku i ndoqi të dyja ndeshjet nga stoli, dhe së fundmi në pranverë për miqësoret në Irlandën e Veriut dhe kundër Luksemburgut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark