Medvedev drejton gishtin kah Kievi pas sulmit në Moskë: Gjyqi e drejtësia s’bëjnë punë me terroristët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Medvedev drejton gishtin kah Kievi pas sulmit në Moskë: Gjyqi e drejtësia s’bëjnë punë me terroristët

    Insajderi
    22 March 2024 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reagar përmes një dekalrate në “telegram” pas sulmit të ndodhur në Moskë, duke bërë thirrje që ata që janë përgjegjës të “gjenden dhe të shkatërrohen pamëshirshëm”.

     Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka shkruar në profilin e tij në “telegram” , duke drejtuar gishtin kah Kievi, ka deklaruar se asnjë gjyq apo hetim s’do të ndihmojë në rastet e tilla, dhe se “terroristët e kuptojnë vetëm terrorin reciprok”

    “Terroristët kuptojnë vetëm terrorin reciprok. Asnjë gjyq apo hetim nuk do të ndihmojë nëse forca nuk përgjigjet me forcë, dhe vdekjet me dënim të plotë të terroristëve dhe represion ndaj familjeve të tyre. Kjo është përvoja jonë e kësaj bote.

    Nëse mund të vërtetohet se këta terroristë ishin nga regjimi i Kievit, është e pamundur të merreni me ta dhe me ata që janë frymëzuar nga ideologjia e tyre në ndonjë mënyrë tjetër. Ata të gjithë duhet të gjenden dhe të shkatërrohen pamëshirshëm si terroristë. Përfshirë përfaqësuesit zyrtarë të shtetit që kreu një mizori të tillë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark