×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “MeetSeeDo” – konferenca vjetore e rrjetit të muzeve ballkanike këtë vit në Kosovë

    Insajderi
    06 February 2017 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë vit me datat 06-08 Prill në Prishtinë do të mbahet konferenca vjetore e rrjetit të muzeve të Ballkanit, dhe mund të marrin pjesë të gjithë adhuruesit e muzeve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Serbia.

    Kjo është konferenca e pestë me radhë ku do marrin pjesë rreth 100 profesionalë të muzeve dhe trashëgimive kulturore nga regjioni i Ballkanit dhe këtu bën pjesë edhe “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (chwb).

    Konferenca e parë e këtij lloji është mbajtur në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës në vitin 2013, dhe që nga ajo kohë është mbajtur çdo vit në muajin prill, ku herën e fundit u mbajt më 13 deri në 15 prill të 2016-ës në Shkodër.

    “Konferenca “Meet, See, Do” është organizuar me qëllimin për të thelluar bashkëpunimin ndërkufitar dhe për të shkëmbimin ndërmjet profesionistëve të muzeve dhe trashëgimisë në Rajonin e Ballkanit”, kishte thënë një vit më parë për Kohën Aida Vesiq, sekretare e përgjithshme e Rrjetit të Muzeve të Ballkanit.

    Gjatë konferencës së radhës do diskutohet për: Hyrjen dhe përfshirjen e muzeve, ndërtimin e rrjeteve të muzeve dhe për muzetë, strategji komunikimi të suksesshme për muzetë, digjitalizimi i muzeve, mësimi nga muzetë dhe vlera ekonomike e muzeve.

    Koha e fundit për aplikim është më 10 shkurt 2017, ndërsa pagesa për pjesëmarrje është 50 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark