Mefi bëhet "gaz i botës"- Shpreh ngushëllime për koleksionuesin e shahirëve pasi s'arriti ta kuptojë kuptimin e figurshëm të fjalës "vdekje" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mefi bëhet “gaz i botës”- Shpreh ngushëllime për koleksionuesin e shahirëve pasi s’arriti ta kuptojë kuptimin e figurshëm të fjalës “vdekje”

    Insajderi
    10 June 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një gafë të madhe në rrjetet sociale, e cila është bërë viral.

    Bajqinovci e ka marrë shumë seriozisht kuptimin e figurshëm të fjalës “vdekje”, ku i ka shprehur ngushëllime familjes Govori teksa ka shpërndarë një storie me titullin “Vdes për shahirët, 83-vjeçari që shkriu pasurinë për kasetofonët e shiritat e vjetër”.

    “Ngushëllime familjes Govori nga Prishtina”, ka shkruar Bajqinovci.

    Më pas, Bajqinovci e ka larguar këtë postim, duke e shpërndarë vetëm linkun e kësaj storie.

    Me Bajqinovcin kanë filluar talljet në ‘Facebook’, ku disa kanë përkujtuar edhe numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark