Megjithatë, Lista Serbe merr pjesë në tërheqje të shortit për zgjedhjet e 9 shkurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Megjithatë, Lista Serbe merr pjesë në tërheqje të shortit për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Insajderi
    06 January 2025 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 11:00 pritet ta tërheqë shortin për partitë politike garuese për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda KQZ’së se pjesëmarrëse do të jetë edhe Lista Serbe.

    Kjo po ndodh në kohën kur partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka deponuar ankesë në PZAP lidhur me vendimin e Supremes që t’i jepet e drejtë Listës Serbe të garojë në zgjedhje.

    Përgjatë së hënës (sot) në ora 11:00 pritet të tërhiqet shorti për subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet nacionale. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark