Qershori i viti 1999, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një.
Kështu është deklaruar Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj.
Ai është shprehur se përpjekjet e gjata të disa brezave ndër dekada, kulmuan me luftën e UÇK-së dhe me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi, që i solli lirinë Kosovës.
‘’Qershori i viti 1999, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një. Përpjekjet e gjata të disa brezave ndër dekada, kulmuan me luftën e UÇK-së dhe me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi, që i solli lirinë Kosovës. 24 vite pas çlirimit të qytetit, Prishtina sot është kryeqytet i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian. Por, Prishtina është edhe kryeqendra jonë politike prej ku vazhdon të mirëmbahet ajo aleancë e lidhur që më 1999, mes NATO-s dhe UÇK-së, përkatësisht trashëgimtares së saj, FSK-së. E nisur si një ndihmë mes një ushtrie guerile popullore, UÇK-së dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ndër vite ajo ka marrë trajtën e një raporti të mirëfilltë mes aleatësh ushtarakë e partnerësh strategjikë’’, ka bërë të ditur Mehaj.
Më tutje Mehaj ka thënë se FSK-ja si zgjatim i UÇK-së po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s.