Përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe 23” janë duke vazhduar me intensitet të lartë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
‘’ Tani që jemi në prag të ushtrimit “Defender Europe 23”, përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar. Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake.Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë’’, ka shkruar Mehaj.
Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë, ka shtuar më tutje Mehaj.