Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto konfirmoi sot se shpresonte në promovimin e dialogut rreth një axhende të re me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Trump kishte premtuar një shtrëngim proteksionist kundrejt Meksikos për të mbrojtur punësimin në SHBA.
“Përballë qëndrimeve të presidentit të zgjedhur amerikan, Trump, është e sigurt që ne jemi në një stad ku kërkojmë promovimin e dialogut për të ndërtuar një axhendë të re”, deklaroi presidenti meksikan, në samitin e përvitshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Azi Paqësorit.
Trump kishte deklaruar gjatë fushatës elektorale se do ta detyrojë qeverinë meksikane që të ndërtojë një mur në kufirin me SHBA-në. /Insajderi.com