Meksika filloi të hënën vendosjen e 10,000 trupave ushtarake në kufirin me Shtetet e Bashkuara, siç u premtua dje në këmbim të pezullimit të kërcënimit të Uashingtonit për të vendosur tarifa 25% ndaj mallrave meksikane.
“Ne kemi filluar tashmë dërgimin e ushtarëve”, tha presidentja meksikane Claudia Sheinbaum gjatë konferencës për shtyp.
Ajo sqaroi se ushtarët ishin vendosur brenda shteteve, të cilat “nuk kanë aq shumë probleme sigurie”.
“Ky është një zhvillim që nuk e lë pjesën tjetër të vendit pa siguri”, nënvizoi Sheinbaum.
Shtypi meksikan ka raportuar që nga mëngjesi i sotëm për dislokimin e ushtarëve dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare në qytete të ndryshme në kufi me Shtetet e Bashkuara, si Tijuana dhe Matamoros.
AFP vëzhgoi gjithashtu rreth 300 ushtarë në aeroportin Merida në shtetin jugor të Jukatanit.
Të hënën, dy presidentët njoftuan pothuajse njëkohësisht se Shtetet e Bashkuara kishin pezulluar për një muaj zbatimin e detyrimeve doganore, të cilat pritet të rrisin me 25% çmimin e importeve nga Meksika duke filluar nga sot.
Në këmbim, Meksika u zotua të dërgojë 10,000 trupa në kufirin me Shtetet e Bashkuara “për të ndaluar rrjedhën e fentanilit (një opioid vdekjeprurës) dhe emigrantëve të parregullt” drejt Amerikës. (A2 Televizion)