Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka thënë se nuk do të paguajë për murin kufitar, që dëshiron ta ndërtojë presidenti amerikan, Donald Trump.
Në një konferencë ai “u ankua”për murin duke shtuar se Meksika nuk beson në mure”, shkruan BBC.
“Më vjen keq dhe do ta dënoj vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar ndërtimin e një muri që për vite na ka ndarë në vend që të na bashkojë”, ka thënë ai.
Mirëpo ai nuk e përmendi anulimin apo shtyrjen e një takimi në Uashington më 31 janar për të takuar presidentin e ri amerikan.
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për një “barrierë të pakalueshme fizike” në mes Meksikës dhe ShBA-së./Insajderi.com