Meksikë, 12 persona të armatosur vriten në një betejë me ushtrinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Meksikë, 12 persona të armatosur vriten në një betejë me ushtrinë

    Insajderi
    19 February 2024 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dymbëdhjetë persona të armatosur u vranë në një betejë me ushtrinë në Tamaulipas, njoftuan dje të dielën autoritetet e këtij shteti verilindor meksikan.

    Konflikti shpërtheu me një patrulle ushtarake në komunën e Miguel Aleman, në kufirin me SHBA-në, tha Departamenti i Sigurisë së Shtetit në rrjetet sociale.

    “Elementet e SEDENA -s (s.s. të ushtrisë) u sulmuan nga civilë të armatosur të cilët ishin fshehur në bimësi të ulët” dhe “Janë neutralizuar 12 sulmues”, tha i njëjti burim për incidentin, i cili ndodhi rreth orës 14:00 (s.s. . me orën lokale; 21:00 me orën tonë).

    Burime qeveritare konfirmuan për AFP se 12 sulmues, që besohet se ishin anëtarë të një karteli droge, u vranë në një betejë me ushtrinë, anëtarët e së cilës përdorën drone dhe një helikopter.

    Tamaulipas është ndër shtetet e prekura nga dhuna e krimit të organizuar. Ai shpesh kthehet në një teatër konfliktesh midis bandave rivale, që konkurrojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës në SHBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark