Melania dhe Ivanka Trump kanë arritur në Arabi Saudite pa mbulesë në kokë – dy vite pasi Donald Trump kritikoi Michelle Obama për të njëjtën gjë.
Zonja e Parë dhe Vajza e Parë që të dyja ishin veshur në mënyrë modeste kur arritën në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Mbreti Khalid’, por asnjëra nuk kishte veshur shami, siç u kërkohet grave të bëjnë sipas ligjit arab.
Trump kishte thënë më 2015 se Zonja Obama kishte “fyer” Arabinë Saudite duke mos mbuluar kokën e saj kur ajo dhe Presidenti Barack Obama vizitoi vendin mysliman, transmeton Gazeta Express.
“Shumë njerëz po thonë se ishte e mrekullueshme që Zonja Obama refuzoi të vishte shami në Arabi Saudite, por ata ishin fyer. Kemi shumë armiq”, kishte thënë Trump në Twitter në janar të 2015.
Gjashtë muaj më vonë, ai kishte bërë të ditur se do të garojë për president. Gratë saudite detyrohen të mbulohen kur dalin nga shtëpitë e tyre, por gratë perëndimore nuk i mbulojnë kokat e tyre kur vizitojnë këtë vend.
As Theresa May e as Angela Merkel nuk kishin veshur shami gjatë vizitave të tyre këtë vit.