Melania Trump: Gratë që akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual, gënjejnë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Melania Trump: Gratë që akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual, gënjejnë

    Insajderi
    18 October 2016 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshortja e kandidatit republikan Melania Trump ka reaguar ndaj videos së publikuar ku bashkëshorti i saj dëgjohet duke ofenduar gratë.

    Në një intervistë për CNN Trump tha se ajo çfarë është dëgjuar në video nuk është e vërtet. Sipas saj, ajo ka qenë vetëm një bisedë në mes meshkujsh.

    “Ndërsa gratë të cilat e akuzojnë për ngacmime seksuale gënjejnë”, ka thënë Melania Trump.

    Ajo tha se kishte pranuar faljen e të shoqit dhe fajësoi prezantuesin Bush për publikimin e videos.

    Sipas saj ajo është publikuar e  orkestruar nga ekipi i fushatës së Hillary Clinton-it, për ta dëmtuar kandidaturën e Trump.

    “Unë e di që ai i respekton gratë, por po mbrohet pasi këto janë thjesht gënjeshtra. I besoj bashkëshortit tim. Ai është i sjellshëm, xhentëlmen dhe nuk do t’i bënte kurrë gjërat për të cilat akuzohet”, ka thënë Melania.

    Në videon e publikuar para pak ditësh nga gazetari Billy Bush, Trump dëgjohej duke përdorur një gjuhë vulgare ndaj grave. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark