Melania Trump mohon të ketë punuar në mënyrë të paligjshme si modele në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Melania Trump mohon të ketë punuar në mënyrë të paligjshme si modele në SHBA

    Insajderi
    05 August 2016 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas publikimit të fotove nudo nga New York Post, të gruas së Donald Trump-it, në vitin 1995, një vit para se ajo të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shtuan dyshimet se pas emigrimit ajo ka punuar në mënyrë të paligjshme si modele, në vitin 1996 në Amerikë gjatë qëndrimit të saj si emigrante.

    Por Melania Trump tha të enjten se nuk ka punuar ilegalisht në SHBA, në mes të viteve 90-të.

    Një deklaratë të postuar në llogarinë e saj në twitter, gruaja e kandidatit presidencial republikan ka thënë: “Ka qenë një raportim i pasaktë dhe një dezinformat lidhur me statusin tim të imigracionit në vitin 1996”.

    “Unë kam qenë çdo herë në përputhje të plotë me ligjet e imigracionit të këtij vendi”, ka shtuar Melania Trump.

    Melania Trump është nga shteti slloven e cila kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1996. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark