Melinda Ademi 'godet', sjell poza provokuese në bikini nga jahti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Melinda Ademi ‘godet’, sjell poza provokuese në bikini nga jahti

    Insajderi
    05 July 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperja e njohur e estradës shqiptare, Melinda Ademi, ka rikujtuar edhe një herë pse konsiderohet si një prej femrave më joshëse të skenës muzikore shqiptare.

    Gjatë pushimeve të saj verore, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi provokuese në rrjetet sociale, duke u shfaqur me bikini të zeza në një jaht luksoz.

    Me këtë set imazhesh, Melinda ka vënë në pah linjat e saj trupore tejet të theksuara, për të cilat shpeshherë merr komplimente nga fansat dhe ndjekësit e saj të shumtë.

    Foto: Melinda Ademi/Instagram

    Format perfekte dhe qëndrimi vetëbesues në çdo pozë, e bëjnë atë të dallohet jo vetëm për talentin në muzikë, por edhe për stilin dhe pamjen e saj.

    Reperja duket se po shijon maksimalisht ditët e verës pranë detit, ndërkohë që mbetet aktive edhe në rrjete sociale, duke ndarë me fansat momente nga përditshmëria dhe pushimet.

    Foto: Melinda Ademi/Instagram

    Melinda Ademi po vazhdon të ruajë epitetin e një prej artisteve më seksi të estradës, ndërsa fansat e saj mezi presin projektet e radhës që ajo pritet t’i publikojë pas verës. 

    Foto: Melinda Ademi/Instagram
    Foto: Melinda Ademi/Instagram
    Foto: Melinda Ademi/Instagram
    Foto: Melinda Ademi/Instagram
    Foto: Melinda Ademi/Instagram
    Foto: Melinda Ademi/Instagram
    Foto: Melinda Ademi/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark