Meliza Haradinaj: Asociacionin as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Meliza Haradinaj: Asociacionin as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme

    Insajderi
    02 March 2023 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradianj, parasheh se me propozim planin e ri evropian që është pranuar të hënën në Bruksel rrezikohet, siç tha ajo, që në planin e ri të zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të riciklohen 23 çështjet problematike të cilave i identifikoi Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj në dhjetor të 2015’ës, shkruan Insajderi.

    “Rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrijnë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetutese”.

    “Secili epilog tjetër do t’a instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti”, përfundoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark