
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Malishevë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Dr. Gëzim Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Ma mirë për Malishevën është vetëm me Dr. Gëzimin kryetar, një njeri i ndershëm dhe profesionist i dëshmuar.
“Ju bëj thirrje edhe sot, nga zemra, mos rrini në shtëpi asnjë me të drejtë vote më 12 tetor. Dilni me familjet tuaj, me fqinjët tuaj, me bashkëpunëtorët, me miqtë, sepse çdo votë është e vlefshme për ta sjellë ndryshimin në Malishevë. Çdo votë është një gur në themelin e fitores sonë të përbashkët”, ka shtuar ai.
Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Dr. Gëzim Krasniqi ka kërkuar mobilizimin e përkrahësve për të votuar PDK-në me numrin 191 më 12 tetor.
“Malisheva e ka ardhmërinë, ne e kemi forcën, ju e keni votën. Bashkë do ta sjellim ndryshimin për ma mirë. Më 12 tetor, votoni për ndryshim, votoni për ma mirë për Malishevën, votoni PDK-në me numër 191”, ka thënë ai.