
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kryetari i partisë së tij, Memli Krasniqi e flet më mirë gjuhën anglezë sesa presidentja, Vjosa Osmani e kryeministrit Kurti.
Këto komente Abdullahu i dha derisa po fliste për mos shkuarjen e dy krerëve të shtetit në ‘Shtëpinë e Bardhë’, gjegjësisht pjesëmarrjen e tyre nëpër media të huaja.
“Thashë mos e kompensoni shkuarjen në “Shtëpinë e Bardhë” me dalje në CNN se qytetarit nuk i intereson shumë, e shohin zonjën Osmani apo kryeministrin Kurti u dalë në CNN, u dalë në BBC – paah pirrolla i koftë, valla bre po e fol anglishten, kqyre bre sa mirë”, është shprehur Abdullahu në Kanal 10.
“E fol më mirë se dytë Memli Kransiqi se për informim. E di unë e dinë qytetarët, larg më mirë se dytë edhe serbo-kroatishten e mos te nali, them edhe shqipen pra”, deklaroi ai.