Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj VV'së: Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj VV’së: Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe

    Insajderi
    25 June 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u pyet lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit.

    Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve?

    “Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në Pressing.

    “Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.

    “Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark