Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle më të madhe në Prishtinë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle më të madhe në Prishtinë

    Insajderi
    11 January 2025 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore të partisë në Prishtinë, ka bërë një kërkesë interesante drejtuar kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

    “Ua kërkojmë një obligim të ri kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamzës: që në Prishtinë ta ndërtojë një sallë trefish më të madhe, sepse ndryshe Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të mbajë tubime,” u shpreh Krasniqi, duke theksuar entuziazmin dhe mbështetjen masive që po gëzon PDK-ja.

    Ky mesazh erdhi pas një pjesëmarrjeje të jashtëzakonshme të qytetarëve në tubimin e PDK-së, duke tejmbushur sallën “1 Tetori” dhe duke lënë jashtë saj qindra mbështetës që dëshironin të ishin pjesë e ngjarjes.

    Krasniqi e përmbylli fjalimin me optimizëm, duke theksuar se masiviteti i mbështetjes është një dëshmi e qartë se PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, janë gati të sjellin ndryshime për një Kosovë më të mirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark