Memli Krasniqi: Me sy e me zemër në Hagë, Kosova nuk i harron bijtë e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Me sy e me zemër në Hagë, Kosova nuk i harron bijtë e saj

    Insajderi
    14 September 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ishte “me sy e me zemër në Hagë”, aty ku sot u mblodhën mijëra qytetarë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim, në një proces të stërzgjatur gjyqësor.

    “Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    “Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj!”, shtoi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark