Memli Krasniqi në Han të Elezit: Puna e Mehmet Ballazhit deri tani, është vula e fitores së radhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi në Han të Elezit: Puna e Mehmet Ballazhit deri tani, është vula e fitores së radhës

    Insajderi
    03 October 2025 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Han të Elezit, në mbështetje të kryetarit të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, për mandatin e radhës.

    Krasniqi, në një tubim madhështor, në mesin e përkrahësve të PDK-së ka thënë se Ballazhi është njeri i dëshmuar në qeverisje, me mendësinë e tij përparimtare me shembullin e barazisë gjinore në ekzekutiv.

    “Jam mëse i kënaqur me ekipin e tij në ekzekutiv, me asamblenë komunale, por edhe me mbështetjen tuaj. Vërtetë ka treguar se është shembulli i një udhëheqësi të urtë, të vendosur, të drejtë dhe të përkushtuar. Deri më 12 tetor të mos lëmë asgjë pa bërë për ta bërë fitoren e Mehmet Ballazhit dhe të PDK-së edhe më madhështore. Jam i sigurt që puna që është bërë, është vula e fitores”, ka theksuar Krasniqi.

    Ndërsa, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen për të ecur sigurt në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.

    “Me 12 tetor do të festojmë bashkë fitoren tonë, të cilën padyshim që e meritojmë, sepse jemi forca e vetme progresive që Hanin e Elezit e vendosë në pozitën e komunave me zhvillim europian”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark