Memli Krasniqi nga Prizreni: Qytetarët e pakënaqur me qeverinë aktuale po i besojnë PDK-së dhe Bedri Hamzës – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Memli Krasniqi nga Prizreni: Qytetarët e pakënaqur me qeverinë aktuale po i besojnë PDK-së dhe Bedri Hamzës

    Insajderi
    31 January 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot kompaninë farmaceutike Komot Pharmaceutical, ku është pritur nga pronari Fatmir Karabaxhaku.

    Gjatë vizitës, Krasniqi ritheksoi përkushtimin e PDK-së për të mbështetur bizneset dhe për të krijuar kushte më të mira për punëtorët e sektorit privat.

    “Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë edhe për bizneset edhe për punëtorët e sektorit privat,” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të mbështetjes për sipërmarrësit në Kosovë. Krasniqi theksoi gjithashtu se shumë qytetarë, të pakënaqur me qeverinë aktuale, po i besojnë vizionit dhe programit të PDK-së për një të ardhme më të mirë. “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Bashkë me secilin prej jush, pa dyshim që Kosova mundet ma mirë!” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark