Memli Krasniqi: Pa politikë – Kosova ka nevojë për një “Ditë të Unitetit dhe Solidaritetit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Pa politikë – Kosova ka nevojë për një “Ditë të Unitetit dhe Solidaritetit”

    Insajderi
    23 January 2025 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, është pyetur nëse do të krijonte një festë të re për Kosovën dhe ka shpjeguar se, për të, 1 maji mund të ishte dita që do të shpallej festë zyrtare.

    Ai ka shprehur se kjo do të ishte një ditë për të nderuar pajtimin e Gjaqeve dhe solidarizimin e popullit të Kosovës gjatë periudhës së okupimit.

    Krasniqi ka thënë se 1 maji do të duhej të quhej “Ditë e Unitetit dhe Solidaritetit Kombëtar”, duke i dhënë kështu një rëndësi më të madhe ngjarjeve historike të kohës.

    “Unë po ua them, nuk është fshehtësi sepse është publike, por që nuk dihet shumë: është një ligj që nuk e kam votuar kur kam qenë deputet për herë të parë, përkundër se kemi qenë deputetë të shumicës, ai është ligji për festat zyrtare. Nuk e kam votuar sepse, pak të ri dhe pak të entuziazmuar pas shpalljes së Pavarësisë, mendonim që duhet të ishte ndryshe unë, Vlora Çitaku dhe disa kolegë.”

    “Dhe kam mendu që ka shumë ditë feste dhe ka pasur mungesë të disa tjerave por duke u pajtu që ndoshta janë disa festa që duhet me I heqë, po besoj që festën që e kisha shut do të ishte një festë që ndoshta do ta quaja “Dita Unitetit dhe Solidaritetit Kombëtar” dhe kishë me rastit me datën 1 maj jo për shkak të ditës së punëtorëve por për shkak të tubimit ndoshta më madhështor në tubimin tonë Verat e Llukës, ku ka ndodhur pajtimi i Gjaqeve nën lidershipin e Anton Cetës së madhe por edhe një plejade të madhe të patriotëve të kohës e që ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për me solidarizu, konsilidu popullin tonë gjatës kohës së okupimit që i ka parapri krejt angazhimeve dhe luftës çlirimtare për liri”.

    “Ajo është mbajtur më 1 maj dhe besoj që do të ishte mirë ta kemi. 1 maji është, ashtu si kështu, ditë feste për punëtorët, por unë i kisha dhënë shumë më shumë rëndësi kësaj dite dhe nuk do ta kisha shtuar ndonjë ditë tjetër,” ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark