Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar takimin e së hënës me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë mes tjerash se është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese e mbështetëse nga dy miq të Kosovës.
Ai shprehu falënderimet edhe për mbështetjen në rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimit euro-atlantik.
”Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.