Memli Krasniqi reagon pas vrasjes së trefisht në Gjilan: Alarm për pasigurinë, fenomenet negative që po rriten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi reagon pas vrasjes së trefisht në Gjilan: Alarm për pasigurinë, fenomenet negative që po rriten

    Insajderi
    10 August 2025 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vrasjet mesditën e sotme në Gjilan janë “alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative” që tha se po rriten në vend.

    “Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    “Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”, shtoi ai.

    Krasniqi tha se “institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”.

    “Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark