Memli Krasniqi takohet me Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetje të shtetësisë së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takohet me Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetje të shtetësisë së Kosovës

    Insajderi
    19 May 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

    Krasniqi tha se me Presidentin e Malit të Zi kanë folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, dhe kanë shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.

    “Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot.

    Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik.”, ka thënë Krasniqi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark