Memli Krasniqi takon Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

    Insajderi
    22 May 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për stabilitet institucional si dhe përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

    “Znj. Kallas e njoftova se PDK-ja ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror,” tha Krasniqi.

    Ai shtoi se i ka kërkuar Kallasit angazhimin për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një shenjë konkrete për të ardhmen evropiane të vendit dhe për avancimin e marrëdhënieve Kosovë – BE.

    Në postimin e tij, kryetari i PDK-së thekson përkushtimin e partisë ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Memli Krasniqi falënderoi Kallas për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark