Memli Krasniqi takon të rinjtë në Vushtrri: Nën qeverisjen e Ferit Idrizit ju do ta keni rolin kryesor në transformimin e qytetit tuaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon të rinjtë në Vushtrri: Nën qeverisjen e Ferit Idrizit ju do ta keni rolin kryesor në transformimin e qytetit tuaj

    Insajderi
    04 October 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kanë takuar të rinjtë e kësaj komune.

    Krasniqi u ka bërë thirrje të djemve dhe vajzave të pranishme të mobilizohen për fitoren e Ferit Idrizit më 12 tetor, pa balotazh.

    “Ky katërvjeçar me krejt sukseset që kanë ndodhë, e ka trasuar rrugën që katër vitet e ardhshme nën qeverisjen e Ferit Idrizit, vërtetë Vushtrria të bëhet ashtu siç e ëndërroni e siç e dëshironi ju. E mbi të gjitha, që rinia e Vushtrrisë ta ketë rolin kryesor të transformimit, të cilin ju e dëshironi”, ka thënë Krasniqi.

    Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi që synon mandatin e radhës, ka përmendur përkrahjen që e ka dhënë për të rinjtë duke i ftuar të bashkërrugëtojnë.

    “Në mandatin që po vjen, kam planifikuar 1 milion euro për ngritje të kapaciteteve profesionale. Faleminderit shumë për mbështetjen që na e keni dhenë gjatë rrugëtimit tim politik dhe ejani rrugëtojmë së bashku”, ka theksuar Idrizi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark