Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje përmes një videoje të gjithë qytetarëve të marrin pjesën në marshin për drejtësi.
Krasniqi ka thënë se ai së bashku me familjen e tij do të marshojnë në sheshet e Prishtinës, andaj kushdo që ndjehet krenar me UÇK, i ka ftuar të marrin pjesë.
“Më 2 prill, në orën 14:00, unë bashkë me familjen time do të marshojmë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi. Ju ftoj secilin prej jush, që të gjithë së bashku, të “Marshojmë për Drejtësi”, duke u ndjerë krenarë me UÇK-në, me të vërtetën dhe me historinë tonë!”, ka shkruar Krasniqi përcjell Insajderi.