Memli- Kurtit: Sot shko jep dorëheqje, hajde në seancë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli- Kurtit: Sot shko jep dorëheqje, hajde në seancë

    Insajderi
    15 April 2025 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak të dështimit të votimit të raportit të komisioni.

    Pas kësaj, nga VV kanë fajësuar opozitën dhe Listën Serbe, shkruan Insajderi.

    Ndërsa, në deklaratën për media Memli Krasniqi nga PDK, tha se Kurti duhet të jap dorëheqje dhe pastaj të kthehet në seancë.

    “Sot shko jep dorëheqje, hajde në seancë. Nuk mundesh të jesh edhe kryeministër edhe deputet”, tha ai.

    Ndryshe, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet.

    “Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.  Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Kurtit”, shkruhet në vendim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark