Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” do të qëndrojë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar, dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kjo do të jetë në nder të të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit”.
“Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve”, ka thënë Rama.