Menaxheri i Gjergjajt: Arnoldi nuk ua mori fytyrën shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Menaxheri i Gjergjajt: Arnoldi nuk ua mori fytyrën shqiptarëve

    Insajderi
    24 May 2016 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ata nuk duan t`ia falin Arnoldit faktin se në ring është ngjitur me flamurin shqiptar, ndonëse me himnin zviceran, shkruan albinfo.ch.

    Redaktori i sportit në gazetën blick ka shkruar një koment ku e kritikon këtë valë urrejtjeje, duke e marrë në mbrojtje boksierin.

    Po ashtu edhe në gazetën “Tagesëoche” të Bazelit është botuar një editorial përmes të cilit Gjergjaj mbrohet nga sulmet e pa kriter dhe të ulëta.

    Sot ka dalë edhe menaxheri i  Arnoldit, Angelo Galina i cili është njëherësh trajner i tij, me një përgjigje drejtuar kritikëve dhe fyesve të Gjergjajt. Ai ua zë për të madhe këtyre njerëzve, tash, kryesisht shqiptarë, të cilët shpifin sikur gjoja Arnoldi e ka “shitur lojën”.

    “Është komentuar dhe shkruar shumë në rrjetet sociale mbi ndeshjen e së shtunës. Disa prej këtyre komenteve nuk kanë të bëjnë me sport, me nder dhe respekt. Kjo është e papranueshme, pa marrë parasysh se cilës kulturë ata njerëz i takojnë (nëse kanë kulturë!).

    Arnoldi është një njeri punëtor, i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë. Ka punuar dhe punon 7 ditë në javë për sukseset e tij sportive dhe private dhe kjo jo vetëm qe një muaj por qe 17 vite, që nga ardhja e tij në Zvicër”, shkruan në reagimin e tij Gallina.

    Më tej, menaxheri i Gjergjajt thotë se ai nuk “ua mori fytyrën shqiptarëve”.

    “Arnoldi nuk ja mori fytyrën Kosovës dhe shqiptarëve, ai e bëri të kundërtën në vendbanimin e tij”, shkruhet në letrën e menaxherit Gallina. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark