Lewandowski është akuzuar pas një incidenti që dyshohet të ketë ndodhur ndaj ish-reporteres, Breitbart Michelle Fields.
Më 8 mars, pas një konference për shtyp në Florida, ai dyshohet se i tërhoqi krahun gazetares, kur ajo u përpoq t’i bëjë një pyetje të kandidatit të partisë republikane dhe e lëndoi atë, shkruan BBC.
Lewandowski ka në plan të vetë deklarohet i pafajshëm, tha zyra e Donald Trumpit.
Nga një video e siguruar nga mediet amerikane shihet se si Lewandowski nuk e lejon gazetaren t’i afrohet Trumpit duke e larguar atë nga rruga, teksa ajo tenton të flasë me miliarderin amerikan. /Insajderi.com