A keni ide inovative dhe dëshironi t’i shndërroni në projekte fitimprurëse? A dëshironi të mësoheni t’i menaxhoni dhe zhvilloni projektet tuaja? Mënyra më e mirë për t’u bërë menaxher i projekteve është të ndiqni ndonjë trajnim profesional në një shkollë të lincesuar.
Aktualisht PBC Academy ka hapur thirrjen për trajnimin “Project Management”. Ky trajnim do të zgjasë 4 muaj, me gjithsej 45 orë mësimore. Ligjërues do të jetë Mentor Rexhepi, i cili është i certifikuar si Certified Management Consultant.
Mentori thotë se përvojën e tij mbi 20 vjeçare në këtë fushë do ta përcjellë te pjesëmarrësit në trajnim.
“Ky trajnim fokusohet në dy tema kryesore të lidhura në pjesën e kërkuar të programit: menaxhimi i projektit dhe menaxhimi i ndryshimeve. Studentët në këtë trajnim do të përfshihen në mënyrë të pashmangshme në menaxhimin e projekteve të sistemeve të informacionit dhe si rezultat, në menaxhimin e ndryshimeve që paraqesin projektet” thotë Mentori.
Gjatë trajnimi studentët pritet që të përgatisin konceptet e një ideje projekti dhe caktimin e ekipit, në mënyrë që të praktikojnë atë se çka mësojnë përgjatë kësaj kohe.
Çmimi i këtij trajnimi është 199 euro. Andaj, sponsorizoni të ardhmen tuaj sepse investimi në edukim është gjithmonë i kthyeshëm.
PBC Academy është shkollë profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ka licensën e punës nga MASh.