"Menaxhimi i ujit të pijshëm është përgjegjësi e Qeverisë, por ata nuk përfitojnë miliona që të merren me të" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Menaxhimi i ujit të pijshëm është përgjegjësi e Qeverisë, por ata nuk përfitojnë miliona që të merren me të”

    Insajderi
    19 October 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se zyrtarët e qeverisë nuk po reagojnë sa i përket rritjes së manganit në Liqenin e Badocit, gjë që lë lagje të kryeqytetit pa ujë të pijshëm.

    Ai nuk e la pa ia përmendur Qeverisë faljen e borxheve të shfrytëzimit të ujit nga disa kompani.

    “Por kur bëhet fjalë për faljen e borxheve të shfrytëzimit të ujit nga disa kompani të papërgjegjshme, të cilat nuk i kanë kryer detyrimet ndaj shtetit, aty e gjeni praninë e fuqishme të zyrtarëve dhe ministrave të kësaj qeverie”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Sipas tij zyrtarët qeveritar nuk komentojnë këtë temë shkaku se nuk kanë mundësi për përfitime milionëshe.

    “Menaxhimi i ujërave të pijshëm në Kosovë është përgjegjësi e Qeverisë. Por, a keni dëgjuar ndonjë zyrtar të qeverisë së Kosovës të merret me këtë çështje? Normalisht që jo, sepse për këtë temë kërkohet kompetencë, dhe nuk ka shumë mundësi për përfitime milionëshe. Kompanive abuzuese të ujit iu falen borxhe mbi 11 milionë euro të njohura deri tani, ndërkohë që dyshohet se kjo shumë shkon mbi 20 milionë euro. Ndërkohë, mbi 150 mijë qytetarë të Prishtinës lihen pa ujë të pijshëm.Dhe, përderisa qytetarët e Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të manganit, ata blejnë ujin nga kompanitë të cilave Qeveria iu ka falur mbi 11 milionë euro borxhe”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark