Përpara se të fillojë finalja në datën 28 maj, tifozët do të kenë kënaqësinë të dëgjojnë një set këngësh të ish-mesfushorit të Lazio-s Gaizka Mendieta. Pas një periudhe të suksesshme gjashtëmbëdhjetëvjeçare si futbollist, spanjolli ka bërë një ndryshim radikal në aspektin profesional.
Mendieta do të luajë muzikë bashkë me DJ e mirënjohur Benny Benassi në prag të ndeshjes midis Real Madrid dhe Atletico Madrid.
UEFA e ka konfirmuar pjesëmarrjen e ish-lojtarit të përfaqësueses spanjolle, duke shtuar se ai do të jetë akti kryesor në Piazza del Dumo për një orë përpara se të fillojë ndeshja, njofton telesport. Bashkë me Benassi-n, dyshja do të formojë epiqendrën e festivalit të Champions League, një eveniment zyrtar falas për të gjithë mu në qendër të Milanos.