Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova, ka marrë pjesë në aksionin për pastrimin e lumit “Trepça” të organizuar nga Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”.
Sipas një komunikate nga kjo ministri, Rugova, citohet të ketë thënë se me këtë aksion shprehet gatishmëria për ta pastruar Kosovën, “duke apeluar kështu të gjithë qytetarët që të rrisin vetëdijesimin e tyre karshi mjedisit, sidomos ruajtjen e lumenjve”.
Kurse, koordinatori i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, sipas komunikatës ka thënë se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, po vazhdon edhe në Mitrovicë te lumi “Trepça”, afër universitetit “Hasan Prishtina”. /Insajderi.com