Mendimi tregon se cilat ishin fjalët e fundit të Ibrahim Rugovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mendimi tregon se cilat ishin fjalët e fundit të Ibrahim Rugovës

    Insajderi
    07 November 2022 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrëfim tjetër ka sjell kësaj radhe Mendim Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Në intervistën dhënë për emisionin e vikendit në T7, “Kendiv”, ai shpalosi detaje se si ishte ai në raportin prind-fëmijë. Tregoi se ka qenë i përkushtuar dhe kurioz për shumëçka.

    Po ashtu, ndau disa momente edhe nga ditët e fundit të tij. “Shpresonim shumë në një mrekulli, por që nuk ndodhi. Për Kosovën ka punuar deri në momentin e fundit, fjalën e fundit e ka pas pavarësi”, deklaroi Mendimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark