Thënia “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë” ka gjetur përdorim në Universitetin e Alabamas të cilët kanë vendosur biçikleta në librarinë e kolegjit, ku studentët mund të studiojnë dhe pedalojnë në të njëjtën kohë.
Kur shumica prej nesh mendojnë për stërvitje me biçikletë, ne shpesh i shohim ato si një humbje të madhe të parave dhe shpeshherë lodhemi nga stërvitja në palestër.
Kjo është veçanërisht e theksuar tek studentët, jeta e të cilëve zakonisht është pasive teksa përfundojnë detyrat apo studiojnë për provime, kështu që forma fizike e tyre nuk është plotësisht në rregull.
Shumica e tyre nuk besojnë se ata kanë kohë për stërvitje por një universitet është duke u përpjekur që ta ndryshojë atë.
Kolegji Alabama ka bërë një hap të guximshëm drejt mbajtjes së studentëve në formë përkundër orareve të tyre të ngarkuar.
Është provuar shkencërisht se sa më shumë që të qëndroni në formë të mirë fizike, aq më mirë funksionon mendja juaj. Kur oksigjeni arrin në tru, nuk e lejon atë të kalojë në gjendje të përtacisë.
Biblioteka e Kolegjit Alabama ka instaluar biçikleta për stërvitje kështu që studentët do mund të studiojnë dhe të pedalojnë në të njëjtën kohë.
Deri më tani, përgjigjja ndaj idesë ka qenë pozitive, thotë agjencia e lajmeve amerikane UPI, dhe kolegji postuar një foto në Facebook duke thënë se secila nga biçikletat e stërvitjes ka gjithashtu një stacion për laptopë.
Kjo metodë është vendosur edhe në një shkollë fillore të Austrisë, teksa fëmijët duhet të ndërrohen secili nga 30 minuta në biçikletat e vendosura në klasë derisa mësojnë matematikë.