Mendoi se do të thyheshin lehtë, ku gaboi Putini me ukrainasit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Op-Ed
  • Lajme

    Mendoi se do të thyheshin lehtë, ku gaboi Putini me ukrainasit

    Insajderi
    05 April 2022 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    The Economist

    Përpara pushtimit, a jeni përpjekur të kuptoni Ukrainën apo të imagjinoni vuajtjet dhe sakrificat e popullit ukrainas ?

    Ndoshta Ukraina ka ekzistuar në një cep të imagjinatës suaj, ajo “periferia” e zymtë e Rusisë së Madhe, për të cilën Vladimir Putin pretendon se nuk ekziston në të vërtetë. Dhe mbase nuk jeni të vetmit, sepse deri pak kohësh, as unë nuk e kuptoja plotësisht vendin kam lindur.

    Shumica e njerëzve flasin dy gjuhë. Vetë historia e Ukrainës është e ndërthurur nga shumë histori: perandoria ruse, sovjetike dhe austro-hungareze, Polonia, Rumania dhe, natyrisht, vetë Ukraina.

    Kjo rrjetë narrativash historike ka bërë që shumë në Perëndim të ndihen sikur vendi nuk është plotësisht real.

    Por Ukraina ka tashmë heroin e tyre. Presidenti i vendit, një hebre dhe një komedian është shndërruar në një Churchill më të ri dhe më empatik. Ukrainasit na kanë kujtuar se çfarë do të thotë liri. Rezistenca e popullsisë i ka bërë përshtypje Perëndimit dhe ka habitur Kremlinin, raporton abcnews.al.

    Unë kam lindur në Kiev në 1977 nga prindër ukrainas. Familja ime u internua nga Bashkimi Sovjetik kur isha nëntë muajshe, pasi babai im një poet, u arrestua nga KGB për krimin e tmerrshëm të shpërndarjes së kopjeve të librave të Solzhenicinit dhe Nabokovit te miqtë.

    Megjithatë nuk e kam menduar kurrë veten si ukrainase. Unë u rrita në Londër duke folur rusisht dhe jam konsideruar si “ruse” nga shokët e mi të shkollës. E vizitova Ukrainën për herë të parë kur isha 18 vjeç dhe u mahnita. Por kur e vizitova në javën e katërt të luftës, vendi ishte bosh, por më i bukur se kurrë. Ndërtesat elegante ishin më të lehta për t’u parë për shkak të mungesës së njerëzve dhe makinave.

    Në vitin 2014, forcat e Putinit pushtuan skajin më lindor të vendit, pas protestave në Maidan, të cilat rrëzuan presidentin, aleatin e tij kleptokratik Viktor Janukoviç. Putin pretendoi se ai po mbronte rusët etnikë. Ai ishte një sulm jo vetëm ndaj miqve të mi, familjes dhe një vendi që kisha njohur, por edhe një sulm ndaj lirisë.

    Puna ime tashmë është shpërndarja e informacioneve të luftës së Kremlimit.

    Qëllimi i qeverisë ruse ishte të përçante dhe dobësonte vendin në mënyrë që, tani duket e qartë, të përgatiste terrenin për pushtim.

    Ndërsa ne po vazhdonim kërkimet tona, përmes sondazheve dhe intervistave, shërbimet sekrete të Kremlinit po kryenin kërkimet e tyre, duke kërkuar për  dobësitë e Ukrainës. Gjithmonë ndiheshim sikur ishim në një garë për të kuptuar më mirë ukrainasit. Ekipi ynë filloi duke u përpjekur të kuptonte qëndrimet e tyre ndaj historisë. Për të justifikuar pushtimin, Putin e ka quajtur qeverinë ukrainase “naziste” dhe e ka përshkruar pushtimin si një akt “denazifikimi”.

    Disa nacionalistë të shquar ukrainas mbajtën anën e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, sepse ata mendonin se Hitleri do t’i siguronte Ukrainës pavarësinë; një numër prej tyre ishin të kënaqur me antisemitizmin e nazistëve. Kur Hitleri i tradhtoi, shumë u kthyen kundër gjermanëve dhe luftuan kundër tyre dhe Bashkimit Sovjetik.

    Rrjedha e historisë  ka bërë që shumë në Perëndim të ndihen sikur vendi nuk ka një identitet të tij.

    Putin dhe mbështetësit e tij janë përpjekur të ndajnë vendin midis një lindjeje të supozuar pro-sovjetike dhe perëndimit pro-nacionalistë. Megjithatë, sondazhi ynë zbuloi se kjo ndarje ishte një mirazh. Kishte të paktën katër grupe të ndryshme. Ukrainasit që mbështesnin pro-sovjetikët ishin më të moshuar, shpesh pensionistë dhe më pak të arsimuar, të cilët jetonin në zonat rurale në jug dhe në lindje të vendit.

    Një pjesë e vogël e popullsisë, më pak se 5%, mbështeste Stalinin (shifra ekuivalente në Rusi janë 70%). Një grup tjetër ishte më i ri dhe më i arsimuar dhe jetonte në qytete të mëdha në jug dhe në lindje si Odessa dhe Kharkiv.

    Qëndrimi i këtyre njerëzve ndaj Bashkimit Sovjetik ishte më ndryshe. Megjithëse ata ishin kritikë ndaj shtypjes së tij, ata kishin nostalgji për “vlerat” e supozuara sociale të së kaluarës komuniste dhe kishin qëndrime negative ndaj nacionalistëve ukrainas që luftuan kundër Ushtrisë së Kuqe në Luftën e Dytë Botërore.

    Grupi që nuk e pëlqente Bashkimin Sovjetik ishin klasat e mesme të arsimuara në qytetet në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. Duke përbërë një të tretën e popullsisë, këta njerëz kishin më shumë gjasa të admironin Stepan Bandera, një udhëheqës i lëvizjes nacionaliste ukrainase në Luftën e Dytë Botërore, raporton abcnews.al.

    Bandera është një figurë komplekse. Ai u frymëzua nga fashizmi italian, por pjesën më të madhe të luftës e kaloi në burg për shkak të nazistëve. Shumë nga mbështetësit e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin antisemitë të flaktë.

    Por pavarësisht ndarjes në grupe shumica dërrmuese e njerëzve në Ukrainë kishin një vizion të ngjashëm për të ardhmen: ata donin të ishin pjesë e Bashkimit Europian.

    Hulumtimi ynë tregoi se Ukraina ka një histori të gjatë kulturore. Qytetet e supozuara pro-ruse të Kharkiv dhe Odessa krenohen me vendin e tyre. Në perëndim, qytetet me sa duket nacionaliste si Lviv përbëjnë një kakofoni gjuhësh dhe kishash. Ukrainasit janë të bashkuar nga njohja e dallimeve midis tyre.

    Por kur i pyetëm rreth historisë, mosmarrvëshjes rreth statujave të Leninit, përvojat e tyre të katastrofës bërthamore në Çernobil; lufta në Afganistan; privimi dhe konfuzioni ekonomik i viteve 1990, shumica thanë se familja e tyre nuk i kishte folur kurrë për këto periudha.

    Mitet ukrainase të identitetit kombëtar bashkohen në një ideal. Një film i suksesshëm i kohëve të fundit tregoi historinë se si hebrenjtë ukrainas dhe tatarët e Krimesë krijuan rrjete nëntokësore për të ndihmuar njëri-tjetrin në Luftën e Dytë Botërore, për të luftuar fillimisht kundër nazistëve dhe më pas kgb.

    Një nga filmat më të njohur të Krishtlindjeve në Ukrainë është “Home Alone”, i cili është i ngjashëm me historinë e Ukrainës: një vend i vogël i braktisur nga bota, i sulmuar gjithmonë nga fuqi më të mëdha dhe që duhet të mbrohet vetë me çfarë ka mundësi.

    Në këtë luftë, ukrainasit kanë treguar se mund t’i rezistojnë një prej abuzuesve më të dhunshëm, Kremlinit. Me 23 shkurt, ne prezantuam kërkimin tonë të fundit. Të nesërmen, tanket ruse u futën në Ukrainë, duke shpërndarë ekipin tonë. Disa janë bërë refugjatë të përkohshëm. Gazetarët raportojnë nga vijat e para.

    Të tjerë kanë marrë armët. Denys Kobzyn, sociologu ynë  në Kharkiv, më dërgoi një foto me një automatik  mbi supe. Puna jonë nuk do të përfundojë këtu. Ne po planifikojmë një projekt historik për të regjistruar dëshmitë e njerëzve për bombardimet, përdhunimet e grave dhe sulmet ndaj refugjatëve, në mënyrë që të mund të ndihmojmë  ukrainasit të tregojnë historinë e tyre – në gjykatat e krimeve të luftë, në filma dhe shfaqje, në libra dhe ekspozita.

    Por lind pyetja çfarë i bashkon ukrainasit?

    Kur i pyetëm njerëzit se kur janë ndjerë krenarë që janë ukrainas, ata gjithmonë kujtuan një moment kur Ukraina ishte vënë re nga të tjerët. Bëhej fjalë për gjëra të vogla: kur një fëmijë ukrainas kishte fituar një konkurs ndërkombëtar matematike, apo kur të huajt tregonin se sa ishin kënaqur gjatë pushimeve.

    Në atë kohë mendoja se kjo dëshirë e madhe ishte në thelb për identitetin, një dëshirë për t’u njohur nga bota. Dëshira për tu njohur nuk ka të bëjë vetëm me identitetin por edhe me sigurinë. Të jesh i njohur nga bota do të thotë të kesh më pak mundësi të vritesh.

    Peter Pomerantsev drejton projektin Arena në Universitetin Johns Hopkins dhe është autor i librit “Kjo nuk është propagandë: Aventurat në Luftën kundër Realitetit./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark