"Mendova se LVV do të fitonte vetëm Shtimen e Kamenicën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mendova se LVV do të fitonte vetëm Shtimen e Kamenicën”

    Insajderi
    21 November 2021 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pal Lekaj është prej deputetëve të opozitës që, që në ditët e para te qeverisjes së Albin Kurtit i kishte rënë shumë temës së arrogancës së numrave. Ia kishte thënë këtë Kurtit edhe në Kuvend edhe në platforma të tjera.

    Tetë muaj pas ai ende beson që kjo është ajo që e solli partinë e Kryeministrit të tkurrej nga partia më e madhe në vend në një parti që do të drejtojë për katër vite veç katër komuna. Që madje e humbi edhe Kryeqytetin ani pse kandidoi njëri nga personat e përkëdhelur nga lideri.

    Në InDoks, ai tha se Kurti duhet të jetë i kënaqur edhe për fitoren në 4 komuna, ndonëse parashikimet e tij ishin ndryshe. Besonte se do t’i fitonte vetëm dy komuna të vogla.

    “Ajo çka e kam thënë dhe prapë e them arrogance e numra në Kuvend dhe meqë I ka pas 50+1 deputetë në Kuvend ka menduar se do të vulosë gjitha proceset, mirëpo kjo nuk është reflektuar tek qytetarët sepse sa më tepër të kesh votë aq më tepër duhet ta vlerësosh mendimin e qytetarëve që të reflektosh me projekte dhe ti realizohesh kërkesat e tyre. Unë nuk kam pa përpos arrogancës së tyre, shkarkimit të bordeve nuk kam pa diçka që qytetarët për këta 8-9 muaj të qeverisjes Kurti që kanë përfituar dhe ajo që më ka bë përshtypje në kohën e zgjedhjeve pothuajse e hapën kuletën dhe ad hoc pa ndonjë analizë ti joshin qytetarët sidomos pensionistët, shtresat sociale që kjo mendoj ju ka hakmarrë edhe në vota, tjetra ka qenë, po shihet që VV nuk ka pasur njerëz të duhur, kandidatë që t’ju ofrojë qytetarëve sepse brenda 1 muaji nuk krijohet një politikan apo një kryetar komune dhe këta me të vërtetë kanë bërë injorancë totale ndaj qytetarëve nuk po them në të gjitha komunat sepse u pa që kanë dal fitues në katër komuna dhe duhet me kanë të kënaqur edhe me 4 komuna”, ka deklaruar ai për InDoks.

    “…Unë kam menduar se as Podujevën nuk e fiton dhe Gjilanin poashtu dhe kam menduar që do të jetë me Shtimën dhe Kamenicën. Mirëpo prape po e them që qytetarët kanë menduar ndryshe, kam thënë që gjykatoren më të madhe për një politikan, për një subjekt politik nuk ka kur të ndëshkon qytetari me votë dhe duhet ta pranojmë. Në këto zgjedhje locale LVV është humbëse sepse qytetarët e kanë ndëshkuar me votën e tyre, mos punën e tyre në qeverisje dhe arrogancën e tepruar të tyre në qeverisje e sidomos në Kuvend”, tha ai.

    Humbja i vije prej xhipave të zinj – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark