Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe i Këshillit Drejtues të PDSH-së, Menduh Thaçi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Njoftimin për dorëheqjen ai e ka dhënë përmes llogarisë së tij në Facebook, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e dorëheqjes.
Por, dorëheqja e tij vije vetëm pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, ku shqiptarët kanë humbur disa mandate në kuvend.
“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Insajderi.com