Nesër nga ora 13:30 aty do të mbahet shqyrtimi gjyqësor për rastin e sulmit fizik ndaj kryeinspektorit të punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, i cili ishte sulmuar më 29.04.2020 rreth orës 09:05 në fshatin Godanc të Drenasit nga tre persona, që për pasojë kishte marrë plagë të rënda.
Për këtë rast prokurorja Besa Limani një vit pas ndodhjes së rastit, më saktsisht më datë 29.04.2021 ka ngitur aktakuzë ndaj Behar Halilit, Shpëtim Tahirit dhe Mentor Beqiri. Sipas aktakuzës Behar Halili dhe Shpëtim Tahiri në bashkëkryerje me Mehmet Kurteshin (tashmë i ndjerë) dyshohet se kanë rrahur rëndë kryeinspektorin e punës, Nexhat Fazliu dhe për këtë vepër prokuroria i ngrarkon me veprën penale ‘vrasje e rëndë në tentativë’, ndërsa i pandehuri tjetër Mentor Beqiri ngarkohet me veprën penale ‘Shtytje në vrasje të rëndë në tentativë në bashkëkryerje’, thuhet në aktakuzën.
Në faqen dy të aktakuzës , prokuroria thotë se të pandehurit Behar Halili dhe Shpëtim Tahiri, të nxitur nga Mentor Beqiri (biznesmen) në shenjë të hakmarrjes për detyrën zyrtare të të dëmtuarit, Nexhat Fazliu – kryeinspektor i Inspektoratit të Punës në Mitrovicë, më dashje që ta privojnë nga jeta, të pandehurit e kanë goditur në kokë dhe gjithë trupin me shkopinj bejsbolli dhe mjete të forta, ku për pasojë i dëmtuari është alivanosur dhe rrëzuar pa ndjenja.
Ndërsa, Mentor Beqirin prokuroria e akuzon se i ka shtyer Behar Halilin dhe Shpëtim Tahirin ta kryejnë veprën në shenjë hakmarrje, pasi që kryeinspektori Nexhat Fazliu kishte gjobitur me 10 mijë euro kompaninë MAB Sh.P.K. me pronar Mentor Beqirin.
Sipas aktakuzës së prokurorisë të siguruar nga Veriu.info, dëshmitar të rastit të sulmit ndaj kryeprokurorit Nexhat Fazliu janë: Ramadan D., Sokol M., Bajram B. dhe Safet I