×
  • Lajme
  • Lajme

    Mentor Nazarko: Nëse Rama e Kurti gjejnë gjuhën e përbashkët, politika e jashtme në rajon do të jetë e fuqishme

    Insajderi
    25 July 2021 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Neritan Alibali tha se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar për mirë.

    Këtë herë,- u shpreh Alibali është vënë re një rol aktiv i SHBA-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se kjo çështje është kthyer në çështje të sigurisë.

    “Unë konsideroj që ka një ndryshim për mirë të politikës amerikanë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Këtë herë Palmer ka deklaruar që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje e interesave ndërkombëtarë të SHBA-së dhe është çështje e sigurisë. SHBA-ja është në një rol aktiv për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Alibali.

    Nga ana tjetër analisti Mentor Nazarko tha se nëse kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti do të gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë politika e jashtme në rajon do të jetë e fuqishme.

    I pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse mund të ketë një politikë të jashtme protagoniste, Nazarko theksoi se kjo është e domosdoshme.

    Duhet ta kemi një politikë të jashtme protagoniste. Shqipëria po bëhet pjesë e Këshilli të Sigurimit për dy vjet dhe kjo është një risi për një vend me 2 milion banorë dhe këtë Shqipëria duhet ta shfrytëzojë. Shqipëria e ka këtë shans Rama e ka këtë shans sepse është një vend i rrethuar me shqiptarë.

    Nëse Kurti e dëgjon Ramën dhe Rama e dëgjon Kurtin atëherë politika e jashtme ka një fuqi në rajon. Kurti si revolucionar profesionist i duhet të distancohet pak nga Rama. Por unë theksoj që Rama me Kurtin duhet të bashkëpunojnë”, tha Nazarko, duke shtuar se Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë shtet përfshirë këtu edhe Serbinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark