Mercedes-Benz është në rrugën e duhur për të parakaluar rivalin e tyre BMW, kanë treguar shifrat e shitjeve për muajin nëntor të lëshuar të hënën.
Shitjet e muajit nëntor të makinave luksoze të markës BMW ishin deri 5.9 për qind duke shitur rreth 1,824,490 milionë makina. Ndërsa për Mercedes-Benz shitjet e makinave u rritën në 12.7 për qind me shitjen e 1,893,619 makinave, raporton Reuters.
Në vitin 2015 BMW ka arritur për të shitur 1.91 milionë makina, me kërkesë të madhe për automjetet sportive të modelit X5.
Mercedes ka shitur 1.87 milion makina në vitin 2015, krahasuar me 1.80 milion automjete luksoze të shitura nga Volkswagen./Insajderi.com